Range Rover-i me shpejtësi ‘rrufe’ përmes qytetit, drejtuesja gjobitet rreth 200 mijë euro

Range Rover-i me shpejtësi ‘rrufe’ përmes qytetit,…

Në Zvicër, një milionere u dënua me një gjobë prej 192,825 euro për tejkalim të shpejtësisë. Ajo e voziste Range Rover-in e saj me 93 km/h përmes një qyteti të vogël në atë vend.

Siç raportuan disa media zvicerane, gruaja u filmua ndërsa po ngiste veturën nëpër fshatin Volerau. Kamera regjistroi se shpejtësia me të cilën Range Rover e saj po lëvizte në atë moment ishte 43 km/h më shumë se kufiri.

Meqenëse gjobat në Zvicër llogariten në bazë të të ardhurave ose pronës së shkelësve, kjo shpejtësi i kushtoi shtrenjtë.

Gjykata fillimisht kërkoi një gjobë totale prej më shumë se 370,000 euro, por gruaja apeloi, pas së cilës gjoba u ul në rreth 175,000 euro.

Megjithatë, ajo më parë kishte marrë dy dënime me kusht për veprat e mëparshme. Meqenëse shkelja e saj e fundit aktivizoi mëparshmet, gruaja nga Cyrihu duhej të paguante një total prej 209,000 frangash, ose 192,825 euro

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit