Raporteri për Shqipërinë: Qeveria shumë e butë me trafikantët

Raporteri për Shqipërinë: Qeveria shumë e butë…

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega si dhe eurodeputeti Gahler kanë pasur kritika ndaj qeverisë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Lega ka theksuar se qeveria është shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët.

Ndërkohë Gahler thotë se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako.

Seanca e cila po zhvillohet në PE, është për Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian dhe po diskutohet situata në Shqipëri. Kjo seancë u thirr nga David McAllister teksa Lega dhe Gahlet kanë thënë se pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni që janë 2 kushte të Shqipërisë për negociatat, atëhere Shqipëria s’ka për t’i hapur ato nëse nuk i përmbush kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare./Përshtati:Gazetaatdheeu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit