Raporti i KBR: 70% e të rinjve shqiptarë kanë plan emigrimin, dëmtohet demokracia

Raporti i KBR: 70% e të rinjve…

Një analizë e zhvilluar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal nisëm kjo e Berlinit, ka dalë në përfundimin se largimi masiv i të rinjve shqiptarë drejt perëndimit nuk ndikon negativisht vetëm në aspektin ekonomik dhe social të vendit, por edhe në atë politik!

Sipas analizës, largimi i të rinjve është duke krijuar ngërç në proceset demokratike të vendit dhe tregun e punës. Më tej citohet se përgjatë 4 viteve të fundit popullsia e re e moshave 14-29-vjeç, është ulur 2.5%. Po sipas analizës, 71% e të rinjve që aktualisht banojnë në Shqipëri mendojnë në planet e tyre afatshkurta ose afatmesme që të largohen nga vendi!

Janë disa shkaqe që shtynë të rinjtë që të lënë vendin, dhe nuk është gjithmonë dëshira e tyre për të marrë këtë vendim të vështirë që në të shumtën e rasteve i ndan nga familjarët dhe njerëzit që duan, por rrethanat i japin vetëm këtë rrugëzgjidhje! Mes këtyre shkaqeve janë aspektet ekonomike të vendit, cilësia e jetesës dhe shërbimeve, mungesa e mundësive të punësimit por dhe niveli arsimor i ofruar në shkollat tona.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, nga viti 2011 e deri në vitin 2022 nga vendi janë larguar mbi 512 000 persona. 70% e kësaj shifre kanë qenë të rinj. Vetëm në vitin 2022 rreth 46 500 shqiptarë emigruan, që krahasuar me vitin paraardhës është një shifër në rritje prej 10.5%. Nga të gjithë këta individë, rreth 36 000 kanë qenë të rinj!

Kjo ‘emoragji’ e të rinjve sipas të gjitha anketave do të vijojë dhe në vitet në vijim, duke bërë që akoma më shumë njerëz me potencial për të ardhmen e kombit të largohen në kërkim të një jete më të mirë. Edhe pse shumë të rinj kanë ikur nga vendi, askush nuk di ta thotë me saktësi se sa të rinj kanë mbetur dhe si është shpërndarja e tyre sipas qarqeve!

Të dhënat e përgjithshme të popullsisë për herë të fundit janë publikuar në CENSIN e vitit 2011, ndërkohë që vitin që lamë pas (2023) u bë përsëri ky proces. Edhe pse të dhënat e CENSIT 2023 parashikohej të bëheshin publike në muajin dhjetor të atij viti, INSTAT që bëri matjet e theu këtë afat duke deklaruar se të dhënat do të publikohen në qershor 2024.

Pavarësisht gjithçkaje dhe të dhënave që do të publikohen, të gjithë jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, dhe sa të rinj ka në fshatra dhe zonat rurale krahasuar me 10 vite më parë, duke pasur parasysh dhe numrin në rënie të lindjeve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit