Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon

Raporti i KE: Shqipëria me ecurinë më…

Sipas raportit të Komisionit Europian Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet që kanë pasur ngadalësimin më të lartë të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit.

Në Shqipëri, rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2% nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm, për shkak të tkurrjes së investimeve dhe konsumit publik.

Pavarësisht uljes se PBB-së konsumi privat dhe eksportet kanë mbetur të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes.

Në Kosovë PBB-ja u rrit me 2.1% dhe shkak është rënia e formimit bruto të kapitalit fiks.

Në Malin e Zi rritja ekonomike u rrit ndjeshëm në tremujorin e dytë të 2022 në 12.7% në vit, nga 7.1% në tremujorin e mëparshëm.

Në Maqedoninë e Veriut, ekonomia u rrit lehtë në 2.8% në vit, nga 2.4% në tre muajt e mëparshëm, e ndikuar nga një rritje e investimeve.

Në tërësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u rrit me 4.2% në tremujorin e dytë të 2022.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit