Raporti i KLSh, gjysma e çifteve të divorcuara shmangin pagesën ndaj fëmijëve

Raporti i KLSh, gjysma e çifteve të…

Fenomeni i divorceve në shoqërinë shqiptare ka njohur rritje vitet e fundit, ku çifte të shumta nga mosmarrëveshje dhe probleme të tjera familjare zgjedhin t’i japin fund lidhjes së tyre.

Ndodh që këto çiftet që ndahen të jenë dhe prindër të fëmijëve, dhe pas divorcit ligji u përcakton se duhet të shlyejnë detyrime financiare të përbashkëta për plotësimin e nevojave të të vegjëlve të tyre. Por kjo gjë nuk respektohet gjithmonë, madje mund të themi nuk respektohet në masë!

Nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit është zbuluar se nga 9 500 vendime të gjykatës në vend, 4 100 janë lëshuar për mospagim të detyrimeve fnanciare. Edhe sipas sociologëve ky fenomen ka ardhur në rritje së bashku me rritjen e numërit të divorceve, që numrin rekord e ka në vitin 2021 me afro 11 mijë kërkesa për prishje kurore.

Mospagesa e detyrimeve mendohet që të ketë shkaktarë pamundësinë ekonomike, ose largimin e njërit prej prindërve në emigrim duke bërë që kontaktet të shkëputen. Kjo gjë fut në vështirësi prindin që merr përgjegjësinë nga gjykata për mbajtjen e fëmijës, për të cilin duhet të sigurojë dhe të ardhurat.

Çdo vit në dyert e gjykatave referohen mesatarisht 2 000 kërkesa për divorc!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit