Raporti i lumturisë gjatë vitit pandemik, Finlanda zë vendin e parë, po Shqipëria ku renditet

Raporti i lumturisë gjatë vitit pandemik, Finlanda…

Në vitin e pandemisë Finlanda vendi me më pak vdekje nga Covid 19 në BE del në krye të listës si vendi më i lumtur në botë.

Në një renditje me 95 shtete ku mbizotërojnë në vendet e para vendet nordike dhe të fundit Zimbabve, të publikuar nga daily mail, Shqipëria është pozicionuar me numrin 63.

Ndërsa në raportin e vitit të kaluar për vitet 2017-2019 ishte në vendin e 75. Raporti bazohet mbi matjen e lirisë, stilin e jetesës së shëndetshme dhe solidaritetit social për periudhën 2018-2020.

Në dhjetëshen e parë është edhe Zelanda e re që ishte një ndër vendet me menaxhimin më të mirë të pandemisë. Britania ka një rënie të madhe krahasuar me vjet me 5 vende. Që prej vitit 2013 vendet nordike kanë qenë në listën e dhjetë vendeve më të lumtur dhe studimi i vitit të kaluar renditi si faktorë ndikues përfitimet e zgjeruara të mirëqenies sociale, korrupsionin e ulët dhe demokraci mirëfunksionale dhe insitiucionet shtetërore.

Jashtë dhjetëshes mbetën Izraeli, Australia Kandaja dhe SHBA e cila u rrit me dy vende pavarësisht një viti të trazuar politik.

Zbritjet në renditje krahasuar me një vit më parë kur raporti llogariti perceptimet e njerëzve para pandemisë, shumë shtete po ia faturojnë izolimeve dhe numrit të viktimave nga covid 19. një ndër këto vende me zbritjen më të madhe ishte Brazili ku virusi ka vrarë deri tani 300 mijë vetë shifra që kanë nxitur zemërimin publik mbi sistemin shëndetësor në kaos.

Kina i vetmi vend me zhvillim ekonomik gjatë pande misë shkoi nga vendi i 69 hipi në 52. sondazhet e studimit të një rrjetit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara u kryen nga Gallup Ëorld poll të cilët pyetën njerëzit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit