Raporti i Ministrisë së Brendshme Italiane: 1860 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Italiane: 1860…

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar një raport zyrtar ku konfirmon se deri më 31 tetor 2021, në burgjet e Italisë kanë vuajtur dënimin rreth 1860 të burgosur shqiptarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë raporti vë në dukje se nga 1860, rreth 19 të burgosur janë femra. Bëhet me dije se numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë ndodhen në burgjet e rajoneve Lombardi, Lazio, Toscana, Piemonte, Veneto e Puglia, që konfirmon dhe nivelin më të lartë të kriminalitetin shqiptar në këto territore.

Sipas raportit të Ministrisë italiane, janë dhe 68 shtetas kosovarë që vuajnë dënimin në sitemin e burgjeve italiane, prej tyre dy femra. Numri më i lartë i tyre ndodhet në burgjet e rajoneve Lombardi e Veneto.

Të dhënat e autoriteteve italiane konfirmojnë se janë gjithsej 54 307 shtetas që vuajnë dënimin në burgjet italiane, prej të cilëve 17 315 janë shtetas të huaj.

Këto të dhëna zyrtare kanë vënë në alarm Garantin Kombëtar për të drejtat e personave të privuar nga liria personale, Mauro Palma i cili sinjalizon se ditë pas dite po verifikohet një rritje e numrit të të burgosurve e një mbipopullim i burgjeve italiane jashtë kapacitetit të tyre mbajtës që përgjithësisht është 50 mijë vende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit