Raporti i OKB: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

Raporti i OKB: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë…

Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehet se grupet kriminale shqiptare luajnë një rol kryesor në shpërndarjen e kokainës në Evropë.  Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse kryesojnë bandat duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

Grupet shqipfolëse operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine”, thuhet ne raportin e OKB-së.

OKB thekson se, tregjet e kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Kryesisht ata e fusin drogën në vendet evropiane përmes Belgjikës dhe Holandës.

Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Në përfundim të raportit thuhet se, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Irlandë, ndonëse ky treg vazhdon të kontrollohet nga grupet kriminale irlandeze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit