Raporti: India ka përgjuar gazetarë të nivelit të lartë

Raporti: India ka përgjuar gazetarë të nivelit…

Qeveria e Indisë ka përdorur programin e përgjimit të grupit Izraelit NSO, Pegasus për të targetuar gazetarë të nivelit të lartë sipas një hetimi të Washington Post dhe Amnesty International. Gjetjet e publikuara të enjten kanë vënë në dukje përdorimin në përsëritje të programit ‘spyware’ Pegasus nga India kundër gazetarëve duke përfshirë edhe mbi gazetarë që është përdorur herë të tjera ky sulm me të njëjtin program.

Pegasus i krijuar nga firma izraelite NSO Group, mund të përdoret për të hyrë në mesazhet dhe emailet e një telefoni për të shikuar fotot, për të përgjuar thirrjet, për të gjurmuar vendodhjet dhe madje për të filmuar pronarin e pajisjes në kamerën e pajisjes. Washington Post dhe Amnesty International në dokumentin kanë konstatuar se ka një përdorim të gjerë të programit ‘spyware’ për të cilin firma Izraelite thotë se u shitet vetëm qeverive dhe agjensive të sigurisë.

Amnesty International ka thënë se redaktori dhe themeluesi i medias dixhitale
‘The Wire’ Siddharth Varadarajan dhe gazetari i Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Azinë Jugore janë shënjestruar më herët në telefonat e tyre ‘iPhone’ në Tetor të 2023.

“Gjithnjë e më shumë gazetarë në Indi po përballen me kërcënime të mbikëqyrjes së paligjshme vetëm se po kryejnë detyrën e tyre duke përfshirë edhe burgosjen e gazetarëve me ligje drakoniane me fushata të shpifjeve dhe frikësimeve.” – ka thënë Donncha O Cearbhaill, drejtori i Laboratorit të Sigurisë në Amnesty International.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit