Raporti mjekësor i të moshuarës, është dhunuar sistematikisht

Raporti mjekësor i të moshuarës, është dhunuar…

Është zbardhur raporti mjekësor i të moshuarës që u dhunua në azilin në Pejë. Infermierja që e dhunoi, Aurona Pelaj është dënuar me 30 ditë paraburgim.

Gjykata ka marrë të njëjtën masë edhe për dy koleget e saj, të përfshira në sulm, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi të cilat filmuan episodin dhe nuk ndërhynë.

Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se e moshuara ka pasur lëndime trupore edhe më herët. E moshuara nuk ka dhënë dëshminë, pasi sipas mjekëve, ajo nuk është në gjendje për momentin.

Autoritetet vendase po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka patur edhe raste të tjera të dhunës në shtëpinë e pleqve, “Orenda” në Pejë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit