Raporti nxjerr në pah të vërteta tronditëse, murgeshat lejuan fëmijët jetimë të përdoreshin seksualisht

Raporti nxjerr në pah të vërteta tronditëse,…

Një raport i publikuar së fundmi në mediat e huaja flet për një skandal në vitet 1960-1970, i cili përfshin murgeshat e Kryepeshkopatës Katolike të Këlnit në Gjermani.

Sipas këtij raporti, murgeshat në fjalë lejonin fëmijët jetime të përdoreshin seksualisht nga priftërinj dhe biznesmenë për javë të tëra.

Në raport thuhet se jetimët janë huazuar, shitur ose përdorur si skllevër seksi për vite me radhë nga priftërinjtë dhe biznesmenët e pasur në vitet 1960-1970.

175 fëmijë, 80% e të cilëve kanë qenë meshkuj mes moshës 8 dhe 14 vjeç, janë ngacmuar për 20 vite dhe disa fëmijëve u është ndaluar qëllimisht të birësohen, ose murgeshat i kanë çuar ata në një shtëpi të veçantë në mënyrë që të vazhdonin t’i shisnin.

Siç thuhet më tej, 80% e abuzuesve kanë vdekur tashmë dhe disa prej tyre më vonë janë larguar nga priftëria.

Në janar të vitit 2020, Kryepeshkopata e Këlnit mbajti një konferencë për gazetarët në lidhje me akuzat e ngacmimit në Kishën Katolike, ku reagime shkaktoi një “zotim për heshtje absolute” i cili u kërkua të nënshkruhej nga gazetarët.

8 gazetarë që morën pjesë në takim u larguan pasi prej tyre u kërkua të nënshkruanin një dokument në të cilin thuhej: “Gazetarët që nënshkruan kontratën zotohen të heshtin absolutisht në lidhje me këtë informacion.”

Rainer Maria Woelki, i cili u emërua Kryepeshkop i Këlnit në vitin 2014, akuzohet për mbulimin e rasteve të abuzimit të fëmijëve nga ana e priftërinjve dhe dështimin për të informuar Vatikanin për pretendimet e abuzimit.

Kryepeshkopata tani ka në plan të botojë një hetim të ri të rishikuar dhe padyshim të redaktuar rëndë të raportit në Marsit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit