Raporti sekret/ Çfarë paralajmërohet?? Kina duhet të përgatitet për një tjetër skenar të keq…

Raporti sekret/ Çfarë paralajmërohet?? Kina duhet të…

Një raport i brendshëm kinez paralajmëron se Pekini përballet me një valë në rritje të armiqësisë, pas shpërthimit të coronavirusit që mund të çojë në një konfrontim me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kështu i është thënë nga njerëz të njohur në raportin  e Reuters. Raporti i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se ndjenja globale kundër Kinës është në nivelin më të lartë .

Si rezultat, Pekini përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vijim të pandemisë dhe duhet të përgatitet në një skenar të rastit më të keq për konfrontim të armatosur midis dy fuqive globale, sipas njerëzve të njohur me përmbajtjen e raportit, të cilët nuk pranuan të identifikohen duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

“Unë nuk kam informacione të tilla të rëndësishme”, ka thënë zyra e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme kineze në një deklaratë duke iu përgjigjur pyetjeve të Reuters në lidhje me raportin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit