Raporti tronditës i OKB: 347 milionë fëmijë përballen me mungesën e ujit në Azinë e Jugut

Raporti tronditës i OKB: 347 milionë fëmijë…

Ndryshimet klimatike po ua bëjnë njerzëve jetën më të vështirë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shumë fëmijë në Azinë Jugore po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së madhe të ujit e cila lidhet me ndryshimet e klimës.


Raporti i publikuar së fundmi nga OKB, është tronditës. Me qindra milionë fëmijë vuajnë mungesën e ujit në Azinë Jugore.


347 milionë fëmijë nën moshën 18-vjeç janë të ekspozuar ndaj mungesës së lartë ose jashtëzakonisht të lartë të ujit në Azinë Jugore. Ky është numri më i lartë midis të gjitha rajoneve në botë,” tha Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF në një raport të hënën.


Rajoni i përbërë nga me tetë vende si Afganistani, Bangladeshi, Butani, India, Nepali, Maldivet, Pakistani dhe Sri Lanka, është shtëpia e më shumë se një e katërta e fëmijëve në botë.


Sipas UNICEF, për shkak rë reshjeve të pakta, kjo pjesë e globit po përballet me mungesë të theksuar të ujit.


Ndryshimet klimatike kanë pakësuar reshjet, duke çuar në mungesë të theksuar të ujit”, tha UNICEF në raportin e tij.


Gjithashtu raporti përmend cilësinë e dobët të ujit dhe keqmenaxhimin e tij. Sipas OKB, pompimi i tepërt i rezervarëve, duke shtuar se ndryshimi i klimës zvogëlon sasinë e ujit që i rimbush ato.


“Kur puset e fshatit thahen, shtëpitë, qendrat shëndetësore dhe shkollat preken të gjitha. Me një klimë gjithnjë e më të paparashikueshme, mungesa e ujit pritet të përkeqësohet për fëmijët në Azinë Jugore.”, thuhet në raport.


Vitin e kaluar, 45 milionë fëmijëve u mungonte uji i pijshëm në Azinë Jugore, më shumë se çdo rajon tjetër, por UNICEF tha se shërbimet po zgjeroheshin me shpejtësi dhe ky numër që parashikohet të përgjysmohet deri në vitin 2030.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit