Raportoi zhdukjen e së shoqes, 28-vjeçari akuzohet për vrasjen e saj

Raportoi zhdukjen e së shoqes, 28-vjeçari akuzohet…

Një tjetër rrjedhë kanë marrë hetimet në lidhje me zhdukjen e një gruaje ndërsa bashkëshorti in saj e kishte denoncuar ngjarjen.

Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Joshua David Fury i cili tashmë është marrë si i pandehur sepse dyshohet se ka vrarë gruan e tij Maria Peë Fury, gjithashtu 28 vjeçe, duke e mbytur me një qese plastike, dhe më pas ka fshehur trupin e saj.

Më herët ai pretendonte se i ishte zhdukur gruaja, tashmë akuzohet  për vrasjen e saj pasi trupi i të ndjerës është gjetur i varrosur nën dyshemenë e shtëpisë së tij.

Policia mbërriti  në shtëpinë e çiftit pasi Joshua pretendonte se Maria ishte zhdukur dhe celulari i saj ishte lënë në shtëpi. Oficerët nisën dy ditë kërkime me grupe në tokë dhe me helikopter por vetëm pas kontrolliit në shtëpinë e tyre qentë zbuluan erë kufome dhe pas disa orë gërmimesh identifikuan trupin e saj të varrosur në hapësirën poshtë dyshemesë.

Autoritetet mësuan nga dëshminë e familjarëve dhe miqve se çifti kishin probleme martesore pasi Fury ishte kontrollues e imponues. Nëna e Marias tha se bija e saj do të ndahej prej tij. Fury u arrestua dhe u përpoq të mohonte aktin, por rrjedhimisht pranoi vrasjen e të shoqes, duke u justifikuar se vuante nga depresioni dhe se kishte tentuar vetëvrasje.

“Maria Pew ishte viktimë e një krimi të tmerrshëm. Por ajo nuk dëshironte që bota ta shihte si viktimë. Ajo ishte një grua e lumtur, e dashur dhe e kujdesur. Ajo la prapa shpresat e ëmdërrat, ashtu si dhe mundësitë”, thuhej në një deklaratë të familjarëve. /faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit