
Kosova dhe Izraeli janë duke luajtur ndeshjen e prapambetur për kualifikuesit e EURO2024.
Skuadra dardane ka kaluar në avantazh në minutën e 41, me anë të sulmuesit Milot Rashica. (VIDEO)
Lojtari dardan mori topin pas një gabimi në mbrojtjen e Izraelit pas një asisti të Muriqit dhe nuk fali para portës.
Kujtojmë që ndeshja po luhet në masa të rrepta sigurie pas paralajmërimit për sulme ndaj ekipit të Izraelit.