Maqedoni, 7 viktima dhe 165 të infektuar në 24 orët e fundit

Maqedoni, 7 viktima dhe 165 të infektuar…

Vazhdon numri i lartë infektimesh në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1454 tampone dhe janë regjistruar 165 raste të reja dhe 7 viktima.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 128 persona nga Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar ndërsa 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

Për momentin janë 3583 raste aktive me Covid-19./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit