Rastësia e tërmetit, sizmiologu: S’ka lidhje as data dhe as ora, zona njihet për lëkundje të tilla

Rastësia e tërmetit, sizmiologu: S’ka lidhje as…

Tërmeti me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në jug të Klosit, goditi Tiranën pasditen e së martës, më 21 shtator.

Kjo datë u rikujton qytetarëve shqiptarë tërmetin e 2019 të 21 shtatorit.

Sizmiologu i njohur Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitudë, të cilat nuk shkaktojnë dëme.

Për Ormenin data dhe ora e njëjtë me atë të dy viteve më parë, është thjesht një rastësi. “Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”, u shpreh sizmologu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit