Rastet e reja - 4 mjekë pozitivë me COVID

Rastet e reja – 4 mjekë pozitivë…

Katër mjekë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vend, në 24 orët e fundit.

Dy prej tyre janë në Ersekë. Ata kanë pasur kontakte me rastin e parë që u shënua në Kolonjë dhe prej asaj dite të dy mjekët janë vetëizoluar.

Të dielën, mjekët kanë shfaqur simptoma dhe kanë bërë tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa dy mjekët e tjerë janë në qarkun e Fieri, pa lidhje me njëri-tjetrin.

Një prej mjekëve është anestezist në spitalin e Fierit. Ditët e fundit ai ka qenë dhe në Vlorë, ndaj nuk dihet se ku mund të jetë infektuar.

Ndërsa mjeku tjetër është në qendrën shëndetësore në Levan, por banon në Fier. As për këtë rast nuk dihet se ku mund të jetë infektuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit