Rasti i Kombinatit ndodh në Greqi/ Mbajti mamanë 20 ditë në dollap, era e rëndë pushtoi zonën

Rasti i Kombinatit ndodh në Greqi/ Mbajti…

Një lajm tronditës vjen nga Greqia.

Një rast pothuajse i ngjashëm si ai i ndodhur pak javë më parë në Kombinat, ku një vajzë ishte mbajtur në shtëpi nga nëna dhe e motra, edhe pasi kishte vdekur, për më shumë se 15 muaj.

Një 59-vjeçare në Greqi, e kishte mbajtur nënën e saj, për më shumë se 20 ditë pas vdekjes në dollap.

Vetëm ditën e djeshme, Policia në Kalithea gjeti trupin e 80-vjeçares.

Disa ditë më parë, e bija ishte shfaqur në rrugë për të kërkuar ushqim, disa ditë pasi banorët nuk e kishin parë.

Disa shpërndarës supermarketesh, që i conin ushqim, nuk e kishin parë gruan e moshuar.

Ndërkohë, 59-vjeçarja ishte dobësuar shumë.

Ajo u kishte thënë efektivëve të Policisë se jetonte vetëm, por ata e dinin se aty gjendej edhe mamaja e saj e moshuar.

Era e fortë dhe e rëndë që kishte pushtuar zonën nga trupi i vdekur, drejtoi policët tek trupi i të moshuarës.

Ekspertiza thotë se dyshimet janë se bëhet fjalë për vrasje, por hetimet po vijojnë ende.

Gruaja do të dërgohet sot në spital psikiatrik.

Fqinjët ndërkohë janë shprehur, se 59-vjeçarja që kur ishte fëmijë dhunohej fizikisht nga i ati.

Kur vdiq i ati, ajo kaloi në shok psikologjik.

Ajo kishte edhe konflikte të shpeshta me mamanë.

Gruaja kishte mbyllur të gjitha perdet e shtëpisë pas vdekjes të së ëmës.

[ngg src=”galleries” ids=”229″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit