Rasti i parë me koronavirus në Ersekë, infektohet 60-vjeçarja

Rasti i parë me koronavirus në Ersekë,…

Është konfirmuar rasti  i parë më Covid-19 në Ersekë. Mësohet se e prekur është një 60-vjeçare banuese në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se 60-vjeçarja ka shkuar në Ersekë për pushime, ku edhe ka shfaqur simptomat e Covid-19.

Gjendja e saj është e stabilizuar dhe qytetarja është vetëkarantinuar në banesën e saj të pushimit.

Ndërkohë pritet përgjigja e tamponëve të familjarëve të 60-vjeçares së infektuar. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit