Re sterr të zeza, shtrëngata të fuqishme dhe stuhi në disa vende, kush janë zonat më të prekura nga moti i keq

Re sterr të zeza, shtrëngata të fuqishme…

Të gjithë ju gëzuam motit të mirë të një dite më parë, mirëpo dita e sotme nisi me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu. Sinoptikanët kanë parashikuar që këto temperature do të na shoqërojnë edhe në orët në vijim.

Nga të dhënat e Meteoalb, mësohet se më shumë se 70 për qind e territorit të vendit pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu duke filluar nga ora 16:00 e kësaj të enjteje, të cilat do të na shoqërojnë përgjatë gjithë mbrëmjes.

Ndërkohë, zona e cila pritet të ketë shtrëngata më të forta do të jete territori mes Burrelit, Rrëshenit dhe Kukësit, ku reshjet do të jenë mbi 30 milimetra. Apelohen shoferët që gjatë këtyre orareve të bëjnë shumë kujdes pasi rritet rreziku i rrëshqitjes në rrugë. Qytetarët nga ana tjetër, sugjerohen të shmangin daljet e panevojshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit