Re të çuditshme ylberi në qiellin e Skocisë

Re të çuditshme ylberi në qiellin e…

Banorët në Skoci panë një re të pazakontë në qiell duke u mahnitur. Ky fenomen, i identifikuar si retë Nacreous ose Mother of Pearl, ndodhi pranë plazhit Nairn. Siç duket, qielli ka një pamje të ylbertë dhe përfshin një sërë ngjyrash të ndryshme.

“Ngjyrat përngjajnë me ngjyrat që reflektohen nga një shtresë e holli vaji mbi ujë, një lloj efekti i ylbertë”, shkruhet  në faqen e Shërbimit Meteorologjik britanik. Retë nakreoze kërkojnë temperatura jashtëzakonisht të ulëta për t’u formuar, dhe për këtë arsye gjenden vetëm lart në atmosferë. Ngjyrat e ndritshme shkaktohen nga grimcat e akullit që formojnë retë duke shpërndarë dritën në një mënyrë të ndryshme nga retë e zakonshme. Për shkak të lartësisë dhe lakimit të sipërfaqes së Tokës, retë ndriçohen nga drita e diellit që vjen nga poshtë horizontit dhe e reflektojnë drejt Tokës, ku duket më shumë gjatë muzgut dhe agimit”, sqaron Shërbimi Metereologjik.

Një fotograf 29-vjeçar Joshua Earle ka kapur këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Instagram. Ai shpjegoi se fenomeni i njohur gjithashtu si Retë Stratosferike Polare ndodh për shkak të reve të larta arktike që përmbajnë kristale të vogla akulli që thyejnë rrezet e diellit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit