Re të zeza tymi mbulojnë autostradën në Fushë-Mamurras, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Re të zeza tymi mbulojnë autostradën në…

Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pjesë të autostradës Fushë-Mamurras. Mësohet se e gjithë zona është mbuluar nga tymi,  si pasojë e djegies së mbetjeve poshtë urës në lumin e Drojës.

Djegia e gomave dhe mbetjeve plastike kanë  krijuar re të mëdha tymi, të cilat mbuluar autostradën dhe në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse. Situata është akoma më e rëndë në një pjesë të autostradës ku shtëllungat e tymit po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve.

Sipas banorëve të zonës kjo situatë është e përsëritur. Për shkak se gjatë natës persona ende të paidentifikuar hedhin mbetje poshtë urës në lumin Droje, duke shkaktuar ndotje të madhe në rrjedhën e lumit, natyrë dhe zonën përreth.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit