Reagimi i saj ka nxitur një kundërpërgjigje nga moderatorja Einxhel Shkira

Reagimi i saj ka nxitur një kundërpërgjigje…

Ditën e djeshme, shkrimtarja e njohur Flutura Açka publikoi një postim në llogarinë e saj në Facebook, titulluar “Vajzat e kujt sporti?”, ku cekte temën e veshjes së vajzave të ekraneve televizive, duke i cilësuar si veshje diskotekash e plazhesh.

 Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni”, shkroi Açka.
 

Më tej vazhdoi:

“E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.

Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrëmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve.

Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra për lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare.”

Reagimi i saj ka nxitur një kundërpërgjigje nga moderatorja Einxhel Shkira, e cila shkruan se ky status justifikon përdhunimin dhe se është shokuese që në një kohë kur të gjithë po luftojnë ndaj këtij fenomeni, një grua të flasë pikërisht për veshjen.

“Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!!

Jam e shokuar nga konstatimi dhe logjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatorëve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejmë zërin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hipi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin” shkruan moderatorja./Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit