Reagon ashpër Turqia: Deklaratat e Greqisë për zgjerim të territorit janë shkak për luftë!

Reagon ashpër Turqia: Deklaratat e Greqisë për…

Deklaratat e ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Mitsotakis se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës, kanë shkaktuar reagim të madh në Turqi.

Ankaraja e konsideron vijë të kuqe zgjerimin në detin Egje pasi në fakt kjo është edhe zona ku kohët e fundit dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.

“Skandaloze” dhe “provokuese”. Kështu janë hapur mediat turke ditën e sotme duke iu referuar deklaratave të Dendias. Madje shkohet deri aty sa të thuhet se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Egje është një akt lufte.

“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli””, shkruan Milliyet duke shtuar se fjalë e Dendias minojnë bisedimet mes dy palëve më 25 janar në Stamboll.

“Vendimi i Greqisë fillon një luftë”, shkruan gazeta Yeniça. “Shkak për luftë. Lëvizje ekstreme në Mesdheun Lindor nga Greqia pak përpara bisedimeve”, shkruan Takvim.

Ditën e sotme Greqia pritet të miratojë në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 milje në 12 në Egjeun Qëndror dhe Jon.

Në vitin 1995 Asambleje Kombëtare Turke paralajmëroi unanimisht Greqinë me një “casus belli” nëse Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Egje.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit