Reagon i ish-kryeministri grek për protestat në Athinë: Qeveria ka frikë nga ajo që po vjen

Reagon i ish-kryeministri grek për protestat në…

Dhuna shpërtheu në Athinë të enjten vonë gjatë një demonstrate masive kundër një ligji të ri për të frenuar protestat publike, duke lënë gjashtë oficerë policie të plagosur.

Një grup protestuesish hodhën bomba tymuese ndaj policisë jashtë parlamentit, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Policia tha se arrestoi nëntë persona dhe shoqëroi 15 të tjerë për marrje në pyetje.

Demonstrata të tilla u zhvilluan jo vetëm në Athinë por edhe dhjetëra qytete të tjera greke për të kundërshtuar planet e qeverisë së qendrës së djathtë.

Projektligji u miratua me 187 vota kundrejt 101 kundër në Parlament.

Më shumë se 10,000 protestues ishin mbledhur në Athinën qendrore, shumë të mbështetur nga Partia Komuniste Greke.

Qeveria konservatore e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis tha se është e vendosur të ndalojë tubimet e vogla të protestave që shkaktojnë trafik në rrugë dhe dëmtojnë aktivitetin tregtar.

“E drejta për të mbajtur tubime paqësore duhet të mbrohet … por duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos ndërpresë veprimtarinë e një qyteti të tërë”,- i tha Mitsotakis Parlamentit në ditën e dytë dhe të fundit të debatit.

Kritikët e reformave të propozuara përfshijnë Shoqatën e Avokatëve të Athinës dhe komitetin e vet të Prlamentit për rishikimin legjislativ.

Ata argumentuan se planet për të ndjekur penalisht protestuesit që marrin pjesë në mitingje të paanshme dhe për t’i bërë përgjegjës organizatorët e protestës për dëmtimin e shkaktuar nëse mitingjet kthehen të dhunshme janë ligjërisht të ndërlikuara.

Qeveria tha se shtoi disa sqarime në projekt-ligj për të adresuar ato shqetësime.

Kreu i opozitës Alexis Tsipras, i cili ishte kryeministër në 2015-2019, akuzoi qeverinë se po vendos masat për të lejuar policimin me duar të rënda. Ai parashikoi se recesioni i nxitur nga pandemia do të shkaktonte protesta të mëdha punëtore në vjeshtë.

“Ju keni frikë nga ajo që po vjen – reagimi i shoqërisë, zemërimi i shoqërisë – dhe kjo është arsyeja pse ju po përgatiteni të na jepni shtypjen”,- i tha Tsipras Parlamentit.

Greqia pritet të pësojë një recesion të madh këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë, duke humbur 9% të prodhimit të saj vjetor, sipas parashikimeve të Bashkimit Evropian./GazetaAtdheu.com/

Aleksis Tsipras

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit