Reagon Kina: Nuk ka dëshmi që virusi ka dalë nga laboratori

Reagon Kina: Nuk ka dëshmi që virusi…

Kina ka reaguar haptazi ndaj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili është shprehur se koronavirusi e ka prejardhjen nga një laborator në qytetin Wuhan, duke thënë se ai nuk ka dëshmi për këtë.

Uashingtoni dhe Pekini vazhdimisht janë përplasur rreth prejardhjes së virusit, i cili së pari u regjistrau në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Pompeo tha të dielën se ka dëshmi të shumta për të treguar se koronavirusi ka ardhur nga një laborator kinez, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, gjatë një konference për gazetarë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha: “Mendoj se kjo çështje duhet t’u lihet në dorë shkencëtarëve dhe profesionistëve mjekësorë e jo politikanëve që gënjejnë për qëllimet e tyre të brendshme politike. Z.Pompeo vazhdimisht ka folur, por ai nuk mund të paraqesë ndonjë dëshmi. Si të mundet, kur nuk e ka asnjë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit