Reagon për herë të parë Bora për lidhjen Semi-Donald: Mos shpifni

Reagon për herë të parë Bora për…

Ka reaguar për herë të parë Bora Zemani në lidhje me raportin e Semit dhe Donaldin.

Semi është shoqja e Borës, ndërsa Donaldi ish i dashuri i saj.

Bora e quan “absurde” gjithë fjalët e thëna dhe diskutimet e bëra deri tani dhe ka kërkuar hapur t’i jepet fund kësaj çështjeje. 

“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë në lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16-vjeç dhe pa dashur të fitoj në publik vëmendje të pamerituar.

Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke qëndruar në vend e duke u marr me fjalë. Në fakt kam dashur ta fitoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale. Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo edhe nga fakti që duroj shumë sado budallallëqe thuhen e shtohen përditë. Unë shoh punën dhe jetën time pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër.” – shkruan Bora.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit