Reagon Spitali i Traumës, jep informacion mbi shëndetin e të plagosurve në aksidentin e rëndë

Reagon Spitali i Traumës, jep informacion mbi…

Spitali i Traumës ka reaguar pak orë pas aksidentit të ndodhur në mbikalimin e TEG-ut ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.

Nga informacionet mësohet se Klevis Rucaj drejtuesi i automjetit ka rezultuar me prognozë e rezervuar. 24 vjeçari është në trajtim mjekësor intensiv.

Ndërsa tre pacientët e tjerë me iniciale OK., A.K, Q.K, janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit Klevis Rucaj, 24 vjeç ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit dhe ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Pas kësaj ka aksidentuar një automjet tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç që tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit