Real Madrid fiton minimalisht dhe afrohet me titullin

Real Madrid fiton minimalisht dhe afrohet me…

Real Madrid ka mposhtur Atheltic Bilbao me rezultat minimal 1-0, por i mjaftueshëm për të siguruar 3 pikë, të cilat e forcojnë në vendin e parë në tabelë dhe e çojnë më afër titullit në La Liga.

Ndeshja ishte e karakterizuar me një dominim të lehtë nga Real Madrid, të cilët e kishin zotërimin e topit në 57% dhe goditën 10 herë në drejtim të portës baske, duke qëlluar 4 herë kuadratin dhe shënuar një herë.

Kapiteni Sergio Ramos ishte ai që në minutën e 73-të realizoi nga pika e bardhë.

Bilbao me gjithë tentimet, nuk arriti ta barazojë rezultatin.

Reali tani i ka sytë nga Barcelona e cila në ora 22:00 do të përballet me Villarreal. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit