Real Madrid-Ronaldo, CR7 mund të kthehet

Real Madrid-Ronaldo, CR7 mund të kthehet

Cristiano Ronaldo është shumë pranë largimit nga Manchester United, pas asaj interviste të fundit që trazoi jo pak ujërat.

Të gjithë mendojnë se nuk ka më paqe dhe superylli portugez do të “divorcohet” në janar.

Ka pasur disa zëra që thonin se klubi ka ndërprerë kontratën e tij, madje vendimi ka gjasa të vijë pas pak ditësh.

Trashëgimia e Ronaldos mbetet e paprekur te Real Madrid. Ai i dha gjithçka fanellës së bardhë Mbretërore, madje fitoi Topin e Artë katër herë gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu.

Nuk është e vështirë të kuptosh pse tifozët do të donin ta shihnin atë te Real Madrid përsëri. Sipas Sport, CR7 mund të kthehet vërtetë te Los Blancos, teksa për vërtetësinë na duhet të presim të shohim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit