Real Madrid rrëmben trofeun e 15-të të Champions League

Real Madrid rrëmben trofeun e 15-të të…

Real Madrid ka mundur 2-0 Borussia Dortmund në Wembley dhe ka fituar Champions League për herën e 15-të si asnjë klub tjetër në historinë e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Në minutën e 21-të ka ardhur rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes me Adeyemi-n që ka shpërdoruar një rast të pastër pasi ka dalë i vetëm përballë portierit Courtois.

Fitorja e këtij edicioni, ka bërë që katër futbollistë të Real Madrid tani të kenë statusin e mirëfilltë të legjendës. Më konkretisht, Dani Carvajal, Toni Kroos, Luka Modric dhe Nacho Fernandez, fituan sot për herë të 6 në karrierën e tyre trofeun, duke iu bashkuar legjendarit Paco Gento (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 dhe 1966) si të vetmit me kaq shumë trofe të këtij lloji.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo shifër, mjafton të shohësh se ata kanë fituar po aq trofe se Bayern Munich  dhe Liverpool gjatë gjithë historisë së këtyre klubeve, apo më shumë se Barcelona, Ajax apo Inter e Juventus. Vetëm Real Madrid me 15 trofe dhe Milan me 7 kanë më shumë se skuadrat e mësipërme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit