Rebelët e Houthit sulmojnë me raketa anijen britanike

Rebelët e Houthit sulmojnë me raketa anijen…

Rebelët e Houthit vijojnë të krijojnë tensione në Lindjen e Mesme. Së fundmi, ata kanë sulmuar një anije cisternë të lidhur me Britaninë e Madhe, e cila u përfshi nga flakët për disa orë në Gjirin e Aden, pasi u godit nga një raketë. Si një kundërpërgjigje e të ashtëquajturës agresioni amerikano-britanik, Houthi deklaroi se e kishin shënjestruar anijen “Marlin Luanda” që prej të premtes.

Në një hakmarrje kundër shtypjes së popullit palestinez dhe kundër agresionit amerikano-britanik ndaj vendit tonë, forcat e marinës së Jemenit ndërmorën një operacion që shënjestroi anijen cisternë të Britanisë së Madhe, “Marlin Luanda’“, tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi, Yahya Sarea.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj pozicioneve të rebelëve Houthi në kundërpërgjigje të sulmeve kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. Anije franceze, indiane dhe amerikane i ofruan ndihmë mjetit të goditur rishtazi. “Marlin Luanda” e lidhur me një shoqëri britanike, lundron nën flamurin e ishujve Marshall dhe operon në emër të një kompanie shumëkombëshe. Rebelët Houthi po veprojnë në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku Izraeli po lufton Hamasin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit