
Nëse serbëve në Kosovë iu mohohet e drejta për të votuar për referendumin e Serbisë, pasojat për shqiptarët do të jenë të mëdha. Kjo është deklarata e Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë një intervistë për televizionin publik të Serbisë, uroi që një gjë e tillë mos të ndodh në Kosovë.
Aleksandër Vuçiç
Po përgatitet referendumi e nëse nuk lejohen që serbët të votojnë, kjo do të sjellë pasoja të rënda për shqiptarët. Shpresojë që Republika e Kosovës të mos e bëj një gjë të tillë.
Veç të tjerave, Vuçiç ka folur edhe për kryeministrin Kurti të cilin e cilësoi si “të përkëdhelurin” e ndërkombëtarëve.
