''Reforma do bëhet me marrëveshje''/ Shehi: Nën sqetullën e një të madhi, me 5 mijë vota bëhesh deputet

”Reforma do bëhet me marrëveshje”/ Shehi: Nën…

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i cili tha se PS-PD së bashku me LSI-në e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, dhe se Reforma Zgjedhore do të jetë thjeshtë një arnim i Zgjedhores, dhe jo një reformë rrënjësore.

Në një prononcim për CNA.al Shehi e mbështet plotësisht deklarartën e Dukës, ndërsa thekson Reforma Zgjedhore do të jetë një arnim i Zgjedhores.

“Nëse do bëhet kjo Reforma me marrëveshje do bëhet. Reforma Zgjedhore do të jetë një arnim i Zgjedhores, Duka e ka thënë shumë mirë. Të shohim në datën 31 se ç’ do bëhet, unë nuk pres ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Sistemi s po ndryshon, mënyra si votohet s’ po ndryshon, Duka e ka pasur shumë mirë, këtu s’ po bëhet ndonjë punë e mirë për të çuar përpara Reformën”, tha Shehi.

Me tej ai deklaroi se Kodi aktual nuk godet partitë e vogla, pasi sipas tij, është më i miri për to.

“Kodi aktual nuk i godet fare partitë e vogla, po të ishte për partitë e vogla ky kod është më i miri, futu te sqetulla e një të madhi, me 5 mijë vota bëhesh deputet. Kodi aktual godet shqiptarët, godet demokracinë jo partitë e vogla”, tha Shehi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit