Reforma Territoriale ‘shkrin’ edhe bashkitë me mbi 25 mijë banorë

Reforma Territoriale ‘shkrin’ edhe bashkitë me mbi…

Drafti i Partisë Socialiste për reformën e re territoriale parashikon konsolidimin e 15 bashkive në vend, por analiza e të dhënave të Censit 2023 tregon se kriteri nuk lidhet vetëm me numrin e banorëve. Në listën e bashkive që pritet të humbasin statusin përfshihen Maliqi, Dimali, Cërriku, Divjaka, Përrenjasi, Patosi, Belshi, Rrogozhina, Klosi, Selenica, Poliçani, Memaliaj, Fushë-Arrëzi, Këlcyra dhe Libohova.

Sipas të dhënave, disa prej bashkive që parashikohen të shkrihen kanë një numër të konsiderueshëm banorësh. Maliqi është më e madhja me rreth 31 mijë banorë, ndërsa pas saj renditen Dimali me 28.1 mijë, Cërriku me 25.2 mijë dhe Divjaka me 24.9 mijë banorë. Në total, 15 bashkitë që preken nga reforma kanë rreth 224 mijë banorë.

Me zbatimin e reformës, numri i bashkive pritet të ulet nga 61 në 47, duke rritur mesataren e popullsisë për njësi vendore. Megjithatë, përfshirja e bashkive relativisht të mëdha ka hapur debat mbi kriteret e përzgjedhjes së njësive që do të konsolidohen dhe atyre që do të ruajnë statusin administrativ.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit