Reforma Zgjedhore/ Edi Rama pro listave të hapura? A ia ka frikën Myslym Murrizit më shumë se Bashës

Reforma Zgjedhore/ Edi Rama pro listave të…

Deklaratat e paraditës të bëra nga opozitarët Myslym Murrizi dhe Lefter Maliqi, duket se nuk kanë qenë vetëm retorikë boshe politike.

Opozita parlamentare ka treguar se është më me peshë se ajo jashtë Parlamentit, që drejtohet nga Lulzim Basha, e që tashmë ka mbetur rrugëve.

Edi Rama pasi ka vendosur të votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, tani ka ndryshuar mendje dhe do të mbështesë Myslim Murrizin dhe deputetët e grupit të tij.

Deklarata është bërë nga vetë Edi Rama, i cili ka dalë në një konferencë për mediat për të treguar vendimin e tij.

“Ne kemi vendosur të mbështesim si PS-ë një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të shprehë preferencën e tij.

Është një vendim, i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë.

Kjo shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse”,- tha gjatë fjalës së tij Edi Rama.

Ai shtoi më tej se, “E di shumë mirë që ka një sekëlldi, dhe përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes.

Por fakti është që marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten.

Sepse ambicia jonë që përkon me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Një rekomandim kyç i OSBE. Nuk ka ndodhur. Pse? Sepse e kundërshtonte deri në fund PD.

Dhe grupi që përfaqëson, dhe përderisa vendosmëria jonë ishte t’i jepnim një mundësi reale opozitës jashtëparlamentare në proces.

Vendosëm të bëjmë një lëshim, që është lëshimi më i madh i imagjinueshëm për një forcë të madhe politike.

Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një qëndrim shumë të qartë”,- tha Rama./Gazetaatdhu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit