Reforma zgjedhore/ Pranohet një nga kërkesat e opozitës

Reforma zgjedhore/ Pranohet një nga kërkesat e…

Anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për një nga propozimet e opozitës.

Palët kanë rënë dakord për periudhën zgjedhore dhe afatet e propozuara janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

“Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë.

Nga tre muaj kërkohet që të bëhet një muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor”, ishte një nga tre propozimet më të cilat opozita u ul sot në tryezë për diskutime.

Ndërkohë diskutimet janë duke vijuar për dy propozimet e tjera të opozitës sa i përket financimit të partive dhe kuotat gjinore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit