Reforma zgjedhore, Varhelyi: Duhet marrëveshje, kjo është thelbësore

Reforma zgjedhore, Varhelyi: Duhet marrëveshje, kjo është…

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Me një mesazh në Twitter, ai shkruan se kjo është një reformë e rëndësishme.

Sipas tij, marrëveshja është thelbësore. Komisioneri për Zgjerimin e bëri këtë reagim, kur tryeza ka ngrirë dhe maxhoranca akoma nuk ka kthyer një përgjigje opozitës për mbledhjen e Këshillit Politik dhe arritjen e një marrëveshje.

Reagimi i plotë:

Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. 

Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit