“Reformat nuk funksionuan”/ Banka Botërore: Shqipëria vend i varfër, pabarazia ekonomike po rritet

“Reformat nuk funksionuan”/ Banka Botërore: Shqipëria vend…

Ekonomia e vendit po rritet, por jo në proporcion të drejtë, pasi gjithnjë e më shumë të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër. Kështu shkruan Banka Botërore në raportin më të fundit për vendin tonë. Banka analizon se pabarazia është rritur me tej pas vitit pandemik dhe se bashku me Malin e Zi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon. Kjo për shkak se numri i familjeve të varfra është rritur dhe shumë familje me nivel mesatar e kanë të pamundur të përballojnë kostot e larta.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse”, thuhet në raport.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Ndërsa theksoi se, reformat e programit të Ndihmës Ekonomike kanë përmirësuar targetimin e tij grupeve, por aplikimi dhe dhënia e përfitimeve nuk ka funksionuar.

Së fundmi reforma e asistencës për aftësinë e kufizuar dhe shërbimeve sociale është në drejtimin e duhur, por do të duhet kohë që ndikimi i saj të materializohet. Reformat e pensioneve të prezantuara në vitin 2015 kanë përmirësuar, por përqindja e kontribuuesve është e ulët, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e ardhshme të të moshuarve”, thekson Banka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit