Reformën Zgjedhore të Yuri Kim, Gjiknuri dhe Opozita e kthejnë në 'sallatë ruse'

Reformën Zgjedhore të Yuri Kim, Gjiknuri dhe…

Pasi Opozita e Bashkuar, ka bërë një kërkesë për të shtyrë mbledhjen e Këshillit Politik, i cili u caktua një ditë më parë për sot në orën 17:00, maxhoranca e ka shpërfillur këtë të fundit.

Përfaqësuesi i shumicës në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, në përgjigjen që i ka kthyer Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit të Opozitës së Bashkuar, kërkon prej tyre që të konfirmojnë praninë sot në 17:00.

“Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë”, thuhet në letrën e Gjiknurit.

Reforma Zgjedhore ‘e bekuar’ nga Yuri Kim dhe ndërkombëtarët e tjerë duket se është kthyer siç i thotë populli në një ‘sallatë ruse’.

Një ditë më parë, kryeministri Rama, bëri një ‘gjellë’ me të ashtuquajturën ‘opozita parlamentare’ duke firmosur një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

Në përfundim, me këtë qeveri, do ndodhë si gjithmonë. Sallatën Ruse prej ërteti do ta hanë vetë ‘Rilindasit’, popullit s’do i japin as për të lëpirë tasin.

Letra e Gjiknurit:

“Të nderuar kolegë

Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri”/GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik: Të diskutohet për rekomandimet e ODIHR

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit