Refugjatët afganë, Veliaj: Më të mirët mund të qëndrojnë përfundimisht

Refugjatët afganë, Veliaj: Më të mirët mund…

Bashkia e Tiranës do të vendosë disa struktura akomoduese në Qytetin Studenti për afganët që do të sillen në Shqipëri pasi u evakuuan nga forcat amerikane. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, tregoi në një intervistë për gazetarin Bes Jacaj në Klan News se pala shqiptare është e përgatitur që t’i presë refugjatët afganë që nga sot në mesnatë.

Veliaj i ktheu përgjigje edhe pyetjes nëse do të duhet që afganët të qëndrojnë për më shumë se 1 ose 2 muaj. Ai pohoi që mund të përdoret e njëjta skemë si për tërmetet, ku ata të strehohen në struktura hoteliere. Kryebashkiaku Veliaj nuk mohoi që refugjatët të integrohen në Shqipëri duke punuar në vendin tonë. Madje ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të qëndrojnë përgjithmonë afganë të cilët janë më të mirët e më të aftët për punë të ndryshme.

Veliaj shtoi se Tirana është qytet kozmopolitan dhe se këtu jetojnë 144 shtetësi të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit