Refugjatët e Italisë nuk i pranuan as vendet e Afrikës, Rama u hapi derën pas "flirtit" me Melonin

Refugjatët e Italisë nuk i pranuan as…

Marrëveshja e nënshkruar mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit në Itali për të ngritur një kamp azilantësh për refugjatët nga Lindja e Mesme ka shkaktuar jo pak reagim tek qytetarët shqiptarë. Numri I tyre pritet që të arrijë deri në 36,000 emigrantë në vit, sipas Melonit.

Vetë Rama, por edhe ata që i bëjnë “fresk” kryeministrit kanë nisur të artikulojnë retorikën se emigrantët duhet të pranohen për të treguar mirënjohje për Italinë fqinje që në priti në eksodin e vitit 1991.

Në një artikull rreth kësaj çështje agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Italia do të ndërtojë qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, në mënyrë që të ulë numrin e refugjatëve brenda territorit të saj. Ndër të tjera Reuters shkruan se Partia e djathtë e Melonit, ka kërkuar prej kohësh që objekte të tilla të ngrihen jashtë Bashkimit Evropian, duke propozuar Afrikën e Veriut, por asnjë vend nga ai rajon nuk e kishte pranuar.

Këto detaje të zbuluara nga gjigandi mediatik Reuters, hedhin poshtë gjithë mashtrimet e qeverisë tonë.

“Partia e djathtë e djathtë e Melonit, Vëllezërit e Italisë, ka kërkuar prej kohësh që objekte të tilla të ngrihen jashtë Bashkimit Evropian, duke propozuar për shembull Afrikën e Veriut, por asnjë vend nga ai rajon nuk e kishte pranuar”, thuhet në artikull.

Fakt është që  kriza e emigrantëve në Itali nisi si efekt i Pranveres Arabe që daton që nga 2010-ta! Pra Italia dhe e gjithë Europa vuan pasojat e vazhdueshme të emigrantëve Sidomos atyre nga Afrika.

 Kriza e emigrantëve ka që prej 2011-ës që është aty! 12 vjet më pas Edi Rama, po ai që 2 vjet më pare “rrihte gjoksin” publikisht se “Shqiperia nuk do jetë kurrë një vend, ku vende të pasura të ngrejnë kampe për refugjatët e tyre”.

Por më tepër sesa për t’i “larë borxhin” Italisë, Rama po mendon për hallet e tij personale. Të bëjë vendin një “kosh mbeturinash” që asnjë lider botëror mos merret me atë që u bën çdo ditë shqiptarëve.

Ndersa Giorgia Meloni duket se  ka nevojë për një “mbështetje” ku të mbështesë premtimet e saj populiste djathtiste ekstreme për  krizën e emigrantëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit