Refugjatët/ Rama bëhet më afgan se afganët, në mediat e huaja

Refugjatët/ Rama bëhet më afgan se afganët,…

Nga Lapsi.al

Një shkrim i DW mbi qasjen e Bashkimit Europian ndaj refugjatëve afganë, sjell një për një qëndrimet që kanë mbajtur disa vende europiane në lidhje me këtë çështje. Hezitimi është i qartë.

Disa kanë refuzuar kategorikisht. Vende si Austria, Greqia, Suedia, Danimarka i kanë thënë JO kërkesës së amerikanëve për të strehuar bashkëpunëtorët e tyre në Afganistan. Liderë të tjerë europianë po tregohen të kujdesshëm.

Gjermania është e paqartë. Makron ka folur për ‘valë të pakontrolluara’. Italianët nuk janë shprehur fare, ndërsa Holanda dhe Spanja janë të qartë se duhet të strehojnë pak dhe përkohësisht.

Vetë presidenti Biden, në konferencën pas shpërthimit të krizës në Kabul, kur mijëra afganë tentuan arratisjen, kujtoi se ata kishin edhe një zgjedhje tjetër: të qëndronin dhe të luftonin kundër talebanëve. ‘Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të luftojnë në një luftë dhe të vdesin në një luftë që forcat afgane nuk janë të gatshme të luftojnë për veten e tyre’ tha ai, duke ia lënë një pjesë të fajit vetë afganëve.

Por në Shqipëri, ndryshe nga vendet e BE, ka entuziasëm për këtë shans që na u dha për t’iu gjendur pranë popullit afgan.

Edi Rama i është futur një fushate propagandistike në dy anë, brenda dhe jashtë vendit për të ndihmuar afganët.

Në reagimin e parë iu drejtua shqiptarëve. Pasi evokoi traditat e mikpritjes dhe momentet historike kur ne shqiptarët ishim sjellë denjësisht me popullin hebre, në mënyrë kontradiktore lëshoi edhe një seri sharjesh dhe ofendimesh për ndjekësit e tij në Facebook.

Rama i quajti ‘shqipo mendjefikur’, ‘mallkues pa din e pa iman’ të Facebookut, për ‘llum njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fajlë fjalor të shkruara për ibret’. Paragrafët ishin të mbushur me armiqësi kundër armiqve me ‘kafshim të helmatisur’, ‘të verbër’ me ‘patriotizëm si të talebanëve’ , të cilët tjetrin e konsiderojnë si një kundërshtar që duhet ‘sakatuar e poshtëruar’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit