Refuzoi ofertën e bujshme të PSG-së, Van Dijk do rri te Liverpooli

Refuzoi ofertën e bujshme të PSG-së, Van…

Virgil van Dijk nuk do të lëvizë nga Liverpooli. Sipas “The Sun”, qendërmbrojtësi holandez ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “The Reds” për zgjatjen e bashkëpunimit.

Ish-futbollisti i Southamptonit duhet të firmosë kontratën e re me kohëzgjatje për pesë vjet, në bazë të së cilës do të përfitojë 13 milionë euro në sezon, duke lënë pas edhe pagën aktuale të egjiptianit Salah (11.5 milionë).

Tabloidi anglez shton se PSG i kishte bërë një ofertë edhe më të rëndësishme van Dijkut, që shkonte rreth 16 milionë euro në vit, por që nuk e ka bindur gjigantin e “tulipanëve” të transferohet në Paris.

Zyrtarizimi i kontratës së re me Liverpoolin do të ndodhë në fund të kampionatit. Tani drejtuesit e kampionëve në pritje të Anglisë do të jenë të përqendruar në bisedimet për zgjatjen e kontratës së Manèsë, me aktualen drejt skadimit në verë të vitit 2023.

Gjithashtu po mendohet të “blindohet” edhe Wijnaldum, që i ka mbetur edhe një vit kontratë me Liverpoolin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit