Refuzon rinovimin me Interin, sulmuesi Lautaro Martinez ka zgjedhur Barcelonën

Refuzon rinovimin me Interin, sulmuesi Lautaro Martinez…

Thuhet se Lautaro Martinez ka bërë një hap të rëndësishëm drejt transferimit të tij te skuadra e Barcelonës.

“El Mundo Deportivo” është e sigurtë për këtë lajm. E përditëshmja shumë pranë klubit të Barcelonës, ka marrë informacione dhe bën me dije se sulmuesi argjentinas ka refuzuar ofertën e Interit për të rinovuar kontratën.

Sakaq, e përditshmja thotë se Martinez është bindur nga Lionel Messi dhe i ka kërkuar klubit zikaltër të nisë tratativat.

Interi deri tani ka rezistuar, por vetëm pak ditë më parë, mediat italiane bën të ditur se nëse Barcelona paguan 90 milion euro për sulmuesin atëherë mund t’i hapë rrugë kalimit të tij në La Liga.

Gjithçka mbetet për t’u parë nëse Martinez kalon te Barcelona apo jo, edhe pse “El Mundo Deportivo” është e sigurtë që po.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit