Refuzuan të vaksinoheshin, pezullohen nga puna rreth 2 mijë mjekë

Refuzuan të vaksinoheshin, pezullohen nga puna rreth…

Covid është ende aktiv dhe në Itali është ndjerë nevoja për të vaksinuar mjekët. Mësohet se 1,913 mjekë dhe dentistë kanë refuzuar të kryejnë vaksinën dhe për këtët autoritetet përkatëse italiane i kanë pezulluar nga detyra. Asociacioni Kombëtar i Mjekëve dhe Dentistëve, ka thënë se mjekët kanë dështuar që të prezantojnë dëshminë e vaksinimit. Njoftimi i 21 janarit vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar. Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill. Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit