
Gjatë një interviste për ‘Hollywood Reporter’, Cary Fukunaga u shpreh se versioni iagjentit 007, të interpretuar nga Sean Connery ishte “në thelb” një përdhunues. Regjisori iu referua një skene në filmin “Thunderball” të vitit 1965, ku James Bond puth me forcë një infermiere të interpretuar nga Molly Peters. Pas kësaj, Bond i thotë infermieres se ai do të heshtë në lidhje me një informacion që mund t’i kushtojë asaj punën nëse ajo përfundon në shtratin e tij.“Nuk do të thuash … oh, jo”, shprehet ajo ndërsa agjenti i përgjigjet “Oh, po” dhe i heq rrobat.
Ndërkohë filmi “No Time to Die” me aktorin Daniel Craig në rolin e 007, konsiderohet si filmi Bond me barazinë më të madhe mes personazheve femërore e mashkullore.