Regjistrimi i popullësisë në Shqipëri, gjobë 50-100 mijë lekë kush nuk i përgjigjet pyetjeve

Regjistrimi i popullësisë në Shqipëri, gjobë 50-100…

Pas më afro 12 vitesh, popullësia e Shqipërisë do të riregjistrohet. Censusi i fundit i takon vitit 2011, teksa pandemia bëri që regjistrimi pas 10 vitesh të shtyhej. Censi i popullsisë dhe banesave do të nisë më 18 shtator dhe do të zgjasë afro 6 javë.

Për të mbledhur të dhënat e shqiptarëve, do të jenë në terren 8 mijë persona të trajnuar. Sipas drejtuesëve të INSTAT, rezultat e para pritet të publikohen në qershor të vitit 2024, ato në nivel vendi. Ndërkohë rezultat në nivel qarku apo bashkie pritet të publikohen në tetorin e vitit 2024.

Për personat që do të refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve të censusit, do të ketë gjoba administrative. Nga 50 deri në 100 mijë lekë të reja do të gjobitet një qytetar/e që do të refuzojë të jetë pjesë e regjistrimit të popullësisë.

Kostoja e këtij procesi të rendësishëm, pritet të shkojë rreth 16 milionë euro. Në censusin e fundit të popullësisë, numri i shqiptarëve ishte 2 milionë e 831 mijë e 741 banorë. Ky numër pritet të jetë më i ulët për shkak ë emigrimit por edhe rënies së lindshmëris ndër vite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit