Regjistrohen 22 raste të reja me koronavirus në Krujë

Regjistrohen 22 raste të reja me koronavirus…

Në 24 orët e fundit në Krujë janë konfirmuar edhe 22 raste të tjera me koronavirus. Mësohet se bëhet fjalë për raste kontakti të personave të konfirmuar më parë.

Prej më shumë se një jave, rastet me koronavirus në vendin tonë është janë rritur. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord i ri prej 57 të infektuarish në të gjithë vendin.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim, dhe ku qytetarët u detyruan që të qëndrojnë me javë të tëra në shtëpitë e tyre.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit